Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”.

Ai ka qëndruar në Bruksel gjatë të martës, për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian të organizuar nga “Euronews”.

Ai gjatë takimit në Bruksel ka njoftuar se ka pasur takime me zyrtarë evropianë. Po ashtu në “Instagram” ka njoftuar se është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

“Në një bisedë të hapur, konfirmova angazhimin tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja platformë që mund të sigurojë paqe, stabilitet për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Ne u përqendruam në hapa konkretë, zbatimin e plotë dhe konsistent të marrëveshjeve të arritura deri më tash, ulje të tensioneve në terren dhe mbrojtje të të drejtave dhe sigurinë e popullit serb. Në veçanti theksova rëndësinë e formimit të AKS-së, në përputhje me marrëveshjet, si një elemtn kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Duke folur të martën më herët në sesionin “Bisedat Evropiane” mbi temën e rrugës evropiane të Serbisë, Vuçiq tha se Serbia s’ka hapur asnjë grup të vetëm të kapitujve në tre vjet e gjysmë, që përkon me fillimin e luftës në Ukrainë, raporton “Kossev”, përcjell koha.net.

E të martën mbrëma në konferencë për media në Bruksel tha se kjo do të ndryshonte menjëherë nëse Serbia do të pranonte t’i vendoste sanksione Rusisë, por edhe ta njihte Kosovën.

Ai thotë se s’dëshiron që të jetë kështu.

“Më thuaj, a dëshironi që të jetë kështu politika? Nuk mendoj se duhet ta njohim një Kosovë të pavarur, nuk mendoj se duhet të vendosim sanksione. Më thuani, a mendoni se duhet bërë kjo? Nuk do ta bëj dhe nuk ka problem. Bëjeni brenda një viti dhe ja ku jeni në Bashkim Evropian. Është gjeopolitikë e pastër”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se për të ndodhur kjo duhet të mposhtet në zgjedhje nga “ata që ranë dakord me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”.

“Nëse doni që ne të sjellim në pushtet ata që ranë dakord me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, nuk është problem, zgjidhni ata. Vetëm para kësaj ata duhet t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe ja ku jemi me një shpejtësi të pabesueshme”, tha Vuçiq./Periskopi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu