Najçevska: “Unë detyrohem të kërkoj falje, ndërsa Bogojeski mbetet i paprekur për thirrjet raciste”

Shkup, 19 gusht 2025 – Akademikja dhe aktivistja Maja Najçevska publikoi një kërkesë publike për falje drejtuar Petar Bogojeskit, pas kërkesës ligjore të bërë nga ky i fundit për një status në Facebook ku ajo e kishte quajtur “budalla si biçikletë”.

Najçevska theksoi se fjalët e saj kanë qenë të papërshtatshme dhe krahasimi ofendues, por njëkohësisht nënvizoi se qëndrimet e Bogojeskit nuk janë shprehje e “budallallëkut”, por përfaqësojnë gjuhë të vetëdijshme urrejtjeje dhe nxitje të konfliktit ndëretnik.

“Krahasimi ishte i gabuar, problemi është më i thellë”

“Me këtë postim publikisht kërkoj falje për atë që kam thënë. Në statusin tim është përdorur gjuhë e papërshtatshme dhe një krahasim i papërshtatshëm. Nuk bëhet fjalë për budallallëk, por për një diskurs të vetëdijshëm të urrejtjes dhe nxitje të konfliktit ndëretnik”, shkruan Najçevska.

Ajo kujton se Bogojeski publikisht e ka cilësuar si “gjueti shtrigash” procedimin e Prokurorisë ndaj tifozëve që bërtisnin parullat “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke i portretizuar ata si “patriotë të rinj”.

Thirrje për veprim të Prokurorisë

Najçevska i bën thirrje Prokurorisë Publike që të fillojë procedurë kundër Bogojeskit për gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të konfliktit etnik, duke kujtuar se ky nuk është rast i izoluar, por një model i përsëritur dhe i qëllimshëm.

“Shpeshherë paraqitjet e tij publike janë me përkrahje të hapur për ide profashiste. Gjuha e urrejtjes është vetë e rrezikshme, por kur përdoret në mënyrë të vazhdueshme nga një profesor i Akademisë Ushtarake, ajo bëhet tepër e rrezikshme dhe kërkon reagim urgjent,” tha ajo.

“Nuk është budalla, por i rrezikshëm”

Në përfundim, Najçevska e përsëriti faljen e saj për fyerjen personale ndaj Bogojeskit, por e quajti atë “një njeri i rrezikshëm për shoqërinë demokratike dhe për bashkëjetesën multietnike në Maqedoni”.

“Edhe njëherë e përsëris kërkesën time për falje që e quajta Petar Bogojeskin ‘budalla’. Ai nuk është budalla, por një njeri i rrezikshëm për shoqërinë demokratike që po ndërtojmë dhe për komunitetin multikulturor në Maqedoni, të bazuar në respektimin e dallimeve,” theksoi Najçevska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu