Për portalet 811 mijë euro nga “torta” për zgjedhjet parlamentare, In7.tv nuk ësht askund

Sipas hulumtimit që kemi bërë, më së shumti para nga zgjedhjet parlamentare kur bëhet fjalë për reklamat partiake në internet duhet të marrë grumbulluesi i lajmeve, Time.mk – rreth 35 mijë euro, ndërsa për edicionin online të Alsat dhe portali i internetit Lajmpress, rreth 23 mijë euro. Vërehet se edhe portalet në gjuhën shqipe, Almakos, PortalX, Tetovasot kanë marrë ose duhet marrin shumën më të mëdha të mjeteve – nga rreth 15 mijë euro, ndërsa ndër portalet në gjuhën maqedonase janë A1on, Infomax, Plusinfo, Off.Net, 360 Gradë dhe Focus

Gjithsej 811 mijë euro janë shpenzuar në zgjedhjet parlamentare nga partitë politike dhe koalicionet për reklamim në më shumë se 150 portale interneti, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilat Meta.mk i ka marrë pas përpjekjeve disamujore. Të dhënat i kemi kërkuar nga të gjitha institucionet relevante – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, KSHZ, Ministria e Financave dhe Enti Shtetëror i Revizionit. Të dhënat, siç shkruan Meta.mk, i morëm më 4 shtator të këtij viti, kur pas përpjekjeve dhe kërkesave të shumta për akses në informacione publike, morëm statistikat e urdhërpagesave të paguara, të miratuara dhe të krijuara për partitë dhe koalicionet reklamuese në portalet online.

Nga hulumtimi që kemi bërë, mund të konstatohet se ka kaos të plotë sa i përket raporteve financiare se sa para kanë marrë portalet e internetit. Nga të katër institucionet kompetente kemi marrë të dhëna të ndryshme, jo të gjitha raportet janë publikuar në ueb-faqet e institucioneve dhe nuk janë paguar të gjitha paratë, pavarësisht se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u regjistruan 249 media online për financimin shtetëror të reklamave partiako-politike në fushatën zgjedhore. Nga këto, rreth 150 kanë marrë fonde shtetërore, tregojnë të dhënat që kemi marrë. Nga totali prej 811 mijë eurosh të paguara apo të miratuara, që arrijnë në media përmes partive pjesëmarrëse në zgjedhje, deri më 4 shtator janë paguar gati 349 mijë euro, janë miratuar 450 mijë euro, ndërsa për pjesën tjetër janë krijuar porosi-pagesa. Secila parti/koalicion vendos vetë se cilit portal interneti do t’i japë paratë për reklama. Një portal, pa TVSH, mund të marrë maksimumi 15 mijë euro nga një pjesëmarrës në zgjedhje, pra nga një koalicion.

QYTETARËT DUHET TA DINE SI PO SHPENZOHEN PARAT E TYRE

Paratë që marrin portalet, por edhe mediat e tjera, të shtypura dhe elektronike, për fushatat zgjedhore janë para të taksapaguesve, domethënë nga buxheti. Dhe qytetarët kanë të drejtë të plotë të dinë se si shpenzohen paratë e tyre dhe procesi i financimit, sidomos kur bëhet fjalë për një marrëdhënie parti/koalicion-media, procedurat pritet të jetë plotësisht transparent. Hulumtimi ynë tregoi se mungon transparenca e institucioneve shtetërore në këtë segment, pra është pothuajse e pamundur të merren të gjitha informacionet për procesin e financimit të portaleve të internetit gjatë fushatës parazgjedhore.


Po ashtu, siç u tha më parë në raportet e revizionit, nevojiten kritere të qarta dhe të sakta për ndarjen e parave buxhetore për reklamat politike me pagesë në portalet e internetit. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, kritere të tilla nuk ekzistojnë, gjegjësisht çdo portal mund të regjistrohet në KSHZ dhe partia/koalicioni mund të vendosë se kujt do t’i japë paratë.

TIME.MK, ALSAT DHE LIMEPRESS ME MË SHUMË REKLAMA NË FUSHATËN ZGJEDHORE PARLAMENTARE

Sipas hulumtimit që kemi bërë, më së shumti para nga zgjedhjet parlamentare kur bëhet fjalë për reklamat partiake në internet duhet të marrë grumbulluesi i lajmeve, Time.mk – rreth 35 mijë euro, ndërsa për edicionin online të Alsat dhe portali i internetit Lajmpress, rreth 23 mijë euro. Vërehet se edhe portalet në gjuhën shqipe, Almakos, PortalX, Tetovasot kanë marrë ose duhet marrin shumën më të mëdha të mjeteve – nga rreth 15 mijë euro, ndërsa ndër portalet në gjuhën maqedonase janë A1on, Infomax, Plusinfo, Off.Net, 360 Gradë dhe Focus. Nga analiza dhe të dhënat që Meta.mk i ka publikuar, del se portali dhe gazeta KOHA, media që në treg është nga viti 2006, nuk ka marrë mjete nga partitë politike për reklamë zgjedhore.

Meta.mk do t’i analizojë të 150 portalet që kanë marrë ose duhet të marrin paratë e shtetit nga arkat partiake, por në këtë rast po i veçojmë ato ku partitë/koalicionet kanë pasur më shumë pretendime për të publikuar reklama parazgjedhore.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka shpenzuar më së shumti para për fushatën kur bëhet fjalë për portalet e internetit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit të këtij viti. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri më 4 shtator, VMRO-DPMNE ka porositur reklama në mediat online me vlerë mbi 255.000 euro, e ndjekur nga Fronti Evropian me 203.000 euro, Vlen me 165.000 euro dhe më pas “Për Ardhmërinë Evropiane” koalicioni i LSDM-së me 104.000 euro.

Këto janë katër koalicionet që kanë shpenzuar më së shumti para në fushatë dhe dallimi me paratë e shpenzuara nga partitë/koalicionet më të vogla është i dukshëm.

(Marrë nga Meta.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Visar Ademi: Dorëheqja është akt moral, Mickoski nuk jep dorëheqje edhe pse vdiqën 59 persona në Koçan

Tragjedia e Koçanit u diskutua në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia. Profesoni universitar Visar Ademi tha se për arsye moral kryeministri duhet të...

Jajaga Mickoskit për “kapjen për veshi”: Kryeministri të zgjidhë problemin, përndryshe respekti është i ndërsjellë

Sekretari organizativ i Aleancës së Shqiptarëve – FE, Tiron Jajaga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski ku thotë se “për veshi do...

Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e ka bërë të...

“I pushoi zemra nga stresi”, qytetarët i thonë lamtumirë shoferit të ambulancës

Ile Gocevski, shofer i ambulancës nga Koçani, ndërroi jetë pas një dite të vështirë si shofer i ambulancës i cili transportonte të lënduarit nga...

Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan: Izolimi është bërë me materiale të lira! E njoftova se po hynin të mitur, por tha lëri...

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu