Për 7 muaj Veriu i Kosovës shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro

Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni.

Të njëjtit, tashmë e kanë obligim të vendosin orët e energjisë elektrike, të regjistrojnë energjinë e shpenzuar, dhe të shkëpusin ata të cilët nuk e paguajnë atë në tërë veriun e Kosovës.

Kur janë bërë 7 muaj që nga fillimi i këtyre obligimeve, qytetarët në atë pjesë kanë filluar ta paguajnë energjinë elektrike, ani pse me një diferencë të madhe me atë që e kanë shpenzuar.

“Sipas detyrimeve ligjore, Elektrosever obligohet të raportoj në Zyrën e Rregullatorit për Energji në baza mujore. Sipas raporteve të pranuara për shtatë mujorin e parë të këtij viti, janë faturuar 113,941,547 kËh, shprehur në euro 8,298,224€, ndërsa pagesa nga energjia e faturuar është 631,804€”, thuhet nga ZRrE

Por, kjo kompani po has në probleme të mëdha në teren.

“Në disa lagje nuk i kanë leju qytetarët, siç është lagjja e Suhodollit, lagjja e Boshnjakëve, qe besa edhe ne lagjen e Kroit të Vitakut nuk i kanë leju qytetarët të shtrijnë kontrollin ose të vendosin orët për shpenzimin e rrymës”, tha Betim Osmani, asamblist i Komunës së Mitrovicës Veriore.

Osmani jep edhe disa nga arsyet që qytetarë kanë vepruar kështu.

“Një ndër ato ishte që, pse në këtë kompani nuk është asnjë nga komunitetet tjera, po vetëm të komunitetit serb”, vijoi ai.

Kurse raportimet për shpërndarje të faturave të shkruara në serbishten cirilike dolën të sakta, u panë edhe në një faturë të siguruar nga Tv Dukagjini.

E njëjta ishte e shkruar edhe në gjuhen shqipe.

Kurse problem sipas Nexhat Ugljanin është mosvendosja ende e matësve të shpenzimit të energjisë dhe mos nënshkrimin e kontratave me konsumatorët.

Për këtë arsyeje thotë që ende vazhdon faturimi paushallë, sidomos tek bizneset.

“Bizneset, shumica i vjen fatura paushall, në vlerë me 54 euro ose më shumë, por ne nuk i ikum si qytetarë shërbimeve dhe obligimeve që i kemi nga elektrosever”, tha Nexhat Ugljanin, Kryesues i Kuvendit Komunal të M.V.

Ndërkaq, për këtë çështje Dukagjini ishte edhe tek kompania Elektrosever.

Ani pse nga punëtorët e kësaj kompanie u tha se drejtuesit janë brenda dhe janë lajmëruar për prezencën dhe kërkesën e televizionit për intervistë, pas një pritje afro 30 minuta nuk dhanë ndonjë përgjigje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu