Për 4.4% është rritur indeksi i çmimit të jetesës në vend

Inflacioni vjetor përsëri u rrit. Sipas Entit të Statistikave, Indeksi i çmimeve për jetë në muajin dhjetor 2024 në krahasim me dhjetorin e vitit 2023, është rritur për 4,4%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 4,3%.

Nga raporti mund të shihet se rritje më e lartë është vërejtur te restorantet dhe hotelet dhe atë 9,9%. Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 7,6%. Shëndetësia për 5,3%. Prodhimet bujqësore u shtrenjtuan për 7,1% ndërsa shërbimet për 5%. Sa i përket ushqimeve dhe pijeve, rritje më të madhe është vërejtur tek pijet joalkoolike, lëngjet e frutave, vaji, qumështi, djathi, vezët, kafeja, çaji dhe kakao.

Ulje e vogël e çmimeve është vërejtur vetëm në gjysmën e dytë të muajit dhjetor kur u vendos shporta e vitit të ri, por edhe gjatë kësaj periudhe, tregtarët keqpërdorën situatën duke rritur çmimet në mënyrë artificiale. Nëse vazhdohet kështu, kryeministri Mickoski paralajmëron edhe kufizim të çmimeve edhe pse nuk duan të shkojnë me një masë të tillë.

“Ne vitin do të duhej ta mbyllim me 3.5% inflacion vjetor. Informata është se në fund të gjysmës së dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, e të cilat më duhet të pranoj se tregtarë të caktuar i rritën çmimet në mënyrë artificiale. Kjo paraqiste goditje mbi buxhetet familjare të qytetarëve. Me vëmendje e ndjekim situatën përmes inspektoratit të tregut dhe do të intervenojmë nëse kjo nevojitet. Mund të intervenojmë menjëherë nëse ka nevojë me kufizimin e çmimeve por ne nuk duam ta zbatojmë këtë instrument”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski përmendi se në mars pritet rritje e pagave dhe pensioneve, ndërsa nuk u rrit shumë as çmimi i energjisë elektrike. Sipas tij, pikërisht këto do të ndikojnë në mos rritjen e inflacionit në Maqedoni. Mbetet të shihet si do të sillen tregtarët, prodhuesit por edhe distributorët sapo të përfundojë masa e vitit të ri, më datë 15 janar. Kjo masë u krijua vetëm me një “premtim verbal” nga tre palë të cilët morën pjesë në formimin e çmimeve por ky premtim shumë shpejt u shkel./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu