Tradhtarët kurrë s’duhet dëgjuar se si kanë tradhtuar” – Pendesa e vonë e Taravarit nuk fshin dëmin

Prishtinë, Qershor 2025 – Analisti politik nga Kosova, Avni Arifi, ka reaguar ashpër pas një deklarate të fundit të liderit të VLEN-it, Arben Taravari, i cili në një intervistë ka pranuar se “Serbia është kthyer në Maqedoni”. Arifi ka cilësuar këtë si një pranim të vonuar dhe ka akuzuar Taravarin e VLEN-in për bashkëpunim me strukturat që, sipas tij, kanë ndihmuar Serbinë të rifitojë ndikimin e humbur në rajon.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Arifi thotë se “tani është koha të flitet drejt, pa u trembur nga historia”, duke shtuar se për dekada shqiptarët janë ushqyer me të pavërteta. Sipas tij, e vërteta është se:
• Në Mal të Zi, shqiptarët me përkrahjen për Dritan Abazoviqin, ia dorëzuan pushtetin Serbisë në dëm të malazezëve autoktonë, të cilët historikisht kanë qenë miq të shqiptarëve.
• Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me përkrahjen ndaj VLEN-it dhe mbështetjen nga Albin Kurti, i kanë hapur rrugë rikthimit të Serbisë dhe të strukturave të vjetra të UDB-së, duke përjashtuar faktorin shqiptar nga proceset vendimmarrëse.

Arifi e sheh këtë si një rrëshqitje të rrezikshme politike që do të ketë pasoja afatgjata. “Kjo është vetëm fillimi. Shumë shpejt do të shohim se çfarë do të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve,” paralajmëron ai.

Në një mesazh të drejtpërdrejt për shqiptarët, Arifi shprehet:
“Shqiptarët, duke përkrahur VLEN-in, ia shitën të ardhmen e tyre Mickoskit e Serbisë dhe ndëshkuan UÇK-në e lirisë. Këto janë fakte, dhe për këto do të na mallkojë historia.”

Ai i drejtohet edhe Arben Taravarit, që tash e pranon se Serbia është kthyer në Maqedoni, me një citim të rëndë popullor:
“Tradhtarët kurrë s’duhet dëgjuar se si kanë tradhtuar.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu