Pendarovski: Po largohemi nga demokracitë – Qeveria po lëviz drejt modeleve autoritare

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka dhënë një vlerësim kritik për njëvjetorin e ardhshëm të qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke e cilësuar si një periudhë të mbushur me paaftësi, keqmenaxhim dhe devijime serioze nga vlerat demokratike.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski shprehu habi për shkallën e centralizimit të pushtetit në duart e kryeministrit dhe injorimin e ministrave të tjerë, të cilët sipas tij janë kthyer në figura dekorative. Ai veçoi disa raste alarmante, si nënshkrimi i marrëveshjes për borxh me Mbretërinë e Bashkuar nga Ministri i Transportit, jo nga Ministri i Financave, si dhe emërimi i personave pa kualifikime bazike në pozicione kyçe të sigurisë kombëtare.

Pendarovski kritikoi gjithashtu presionin e drejtpërdrejtë të kryeministrit ndaj prokurorisë publike dhe ndërhyrjen e hapur në Këshillin Gjyqësor, duke e cilësuar këtë si tentativë për kapjen e drejtësisë nga mazhoranca aktuale. Ai e krahasoi këtë periudhë me regjimin autokratik të Nikola Gruevskit, por theksoi se për herë të parë vendi përballet me një qeveri që “nuk ka asnjë synim të qartë në asnjë fushë kyçe, përfshirë edhe politikën e jashtme”.

Në fokus të kritikës ishte edhe kredia hungareze prej një miliard eurosh, e cila sipas tij po shpërndahet në mënyrë të pakriter për projekte të vogla si çerdhe dhe rrugë lokale. “Këto nuk janë investime strategjike dhe nuk kanë fuqi për të ndikuar në rritjen ekonomike të vendit,” tha ai.

Për projektin e korridorit 10, i cilësuar si strategjik nga qeveria, Pendarovski vuri në dukje një dimension tjetër: krijimi i një zone ekonomike të përbashkët me Serbinë dhe Hungarinë – dy vende që nuk ndjekin rrugën demokratike të BE-së dhe NATO-s. Ai theksoi se bashkëpunimi intensiv me liderë si Viktor Orbán dhe Péter Szijjártó është një sinjal i qartë për një devijim politik drejt modeleve joliberale. “Në pesë muajt e fundit kemi pasur pesë herë më shumë takime me Orbanin dhe Szijjarton sesa me gjithë përfaqësuesit e tjerë të BE-së së bashku,” theksoi ai.

Sipas Pendarovskit, kjo është një rrugë e rrezikshme që vendos Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më larg standardeve të vendeve demokratike dhe më afër regjimeve me orientim autoritar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu