Arben Hudi demaskon Taravarin: “Mos shisni më moral, largimet nga puna ndodhën me urdhërin tënd!

Ish-anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Hudi, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke e akuzuar për hipokrizi politike, hakmarrje dhe papërgjegjësi ndaj personelit mjekësor.

Në një postim të publikuar sot, Hudi shkruan se arsyet e largimit të Taravarit nga qeveria nuk kanë të bëjnë me parime, por me interesa personale, ndërsa i hedh poshtë pretendimet e tij për kujdes ndaj personelit shëndetësor.

“Ju nuk keni aspak të drejtë të shisni moral dhe të shtireni sikur ndjeni dhembshuri për personelin mjekësor. Fati i tyre ishte në duart tuaja deri para disa ditësh. Ju nuk i përfillët kërkesat e tyre me vite, duke i lënë pa rroga e pa kontrata,” shkruan Hudi.

Ai e sfidon Taravarin të rendisë ndonjë arritje gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë, duke thënë se e vetmja trashëgimi e tij janë skandalet, korrupsioni dhe hakmarrja politike.

“Me urdhërin tuaj ndodhi largimi i shqiptarëve nga puna, shumë prej tyre për hakmarrje politike, siç ndodhi edhe me mua, vetëm pse isha në krah të Ziadin Selës. Por kështu ndodhi edhe me shumë të tjerë,” përfundon reagimin e tij Hudi.

Reagimi vjen në një kohë të tensionuar brenda strukturave të ish-Aleancës për Shqiptarët, ku pas ndarjes me qeverinë, përplasjet mes ish-bashkëpunëtorëve janë shtuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu