Peci: Po jetojmë në rrethana ku të nevojshme janë “Buka, pushka dhe diplomacia”

Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi është mbajtur sot në Stamboll, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Aty prezantuan edhe potenciali i Kosovës për investitorët nga Turqia. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dha detaje rreth këtij organizimi.

“Pas prezantimit publik, ne kishim edhe interesim konkret për investime në sektorin e produkteve ushqimore, por edhe në atë të blegtorisë”, tha Peci në Info Magazine në Klan Kosova. Peci foli edhe rreth rëndësisë së kësaj dite.

“Ne po jetojmë rrethana ku janë shumë të rëndësishme “Buka, pushka dhe diplomacia”. Kështu që në funksion të sigurisë ushqimore bashkë me aspektet e sigurisë janë dy tema që aktualisht e preokupojnë gjithë rendin botëror”, tha ai. Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vizitoj fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”.

Si duket ai, ia ka vënë syrin edhe një droni tjetër të quajtur “Kizilelma”. Kosova para disa muajsh i ka siguruar një numër të dronëve TB-2. Vizitën në Turqi të disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar po e mbulon edhe Klan Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu