PDK: Kosova ka nevojë për qeveri dhe kryeministër të ri

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nisur nga situata në të cilën gjendet sot Kosova, më e duhura është që vendi të bëhet me qeveri të re, siç ka potencuar ai, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme më 9 shkurt, raporton gazeta online Reporteri.net.

Po ashtu, në njoftimin e PDK-së, thuhet se Krasniqi ka njoftuar anëtarët e kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ndërkaq, aty thuhet se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës. Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në komunikatë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë...

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me...

Shkupjani gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, trupi është dërguar për autopsi

Dje në orën 12:03 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e tij në rajonin e Butelit në Shkup është gjetur i vdekur...

Kasami: Taravari duhet të largohen nga Qeveria, se sa t’i shkarkojmë!

Kreu i Lëvizjes Besa dhe njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami në një intervistë për Ora24.tv, ka konfirmuar edhe njëherë se vendimi i...

Udhëtimi i Vuçiqit në Moskë ndërpritet papritur, azerët ia ulin në pistë aeroplanin – pret miratimin për të vazhduar udhëtimin për shkak të operacioneve...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fluturoi për në Moskë sot, ku do të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq. Sipas mediave serbe,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu