Pazar i dyshimtë në Tetovë: Monopoli u ble për 7 mijë euro dhe u rishit për 5 milionë – BDI ngre alarmin

Tetovë, 2 qershor 2025 – Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Tetovës kanë reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në hapësirat e ish-“Monopolit”, një vend me rëndësi të veçantë historike për shqiptarët e kësaj treve. Ata pretendojnë se punimet ndërtimore po kryhen pa kontroll ligjor dhe përmes një procesi të dyshimtë e korruptiv.

“Aty ku në vitin 1944 u grumbulluan mbi 10 mijë shqiptarë dhe mijëra u masakruan, sot gërmohet pa asnjë kontroll, pa përkujdesje për historinë e qytetit tonë”, deklaroi këshilltari Liridon Disha nga BDI.

Sipas tij, për interesa personale dhe përfitime financiare, udhëheqësia aktuale komunale ka “shitur” një nga vendet më të dhimbshme të historisë shqiptare në Tetovë. Ai akuzoi se prona ku ndodhej objekti i vjetër i Monopolit është blerë për vetëm 7 mijë euro dhe më pas është rishitur për 5 milionë euro.

Kush lejoi ndërtimin?
Sipas opozitës, përgjegjësia bie mbi udhëheqësinë aktuale të Komunës së Tetovës, përfshirë kryetarin Bilall Kasami dhe shumicën e re të Këshillit Komunal (VLEN-VMRO), të cilët sipas tyre kanë pasur mundësinë të ndalojnë këtë proces:

“Kryetari Kasami mund të kishte pezulluar Planin Detal Urbanistik të miratuar në kohën e Teuta Arifit ose të kishte penguar privatizimin e tokës shtetërore pas ndryshimit të destinimit. Ai nuk është tërësisht i sinqertë kur thotë se gjithçka është vendosur më herët,” theksoi Disha.

Investitori: Do ndërtojmë katër ndërtesa banimi
Portali Portalb.mk ka kontaktuar edhe me pronarin aktual të ish-“Monopolit”, i cili ka konfirmuar se në këtë hapësirë planifikon të ndërtojë katër objekte banimi. Ai ka deklaruar se e ka blerë gjithë kompleksin nga kompania “Tetovo Tabak” për afër 6 milionë euro. Po ashtu, ai ka blerë edhe tokën përreth me çmim më të lirë – vetëm katër ditë para se Këshilli Komunal të ndryshonte zyrtarisht destinimin nga zonë industriale në zonë për banim kolektiv.

Thirrje për ndërprerje të menjëhershme të punimeve
BDI kërkon ndalimin urgjent të punimeve derisa të ndërhyjnë autoritetet shtetërore dhe të hetohet ligjshmëria e procedurës.

“Ky nuk është vetëm një skandal urbanistik, por një fyerje ndaj kujtesës historike të shqiptarëve në Tetovë. Aty nuk duhet të ndërtohet, por të përkujtohet,” përfundoi Disha.

Ndërkohë, aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar protesta për të mbrojtur këtë hapësirë me vlerë simbolike dhe historike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu