Pasi doli nga policia, sërish e rrahu nusen e djalit të tij, arrestohet i moshuari nga Tetova

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar sërish 72-vjeçari nga Tetova me iniciale A.K., i cili pasi ishte larguar nga stacioni i policisë pas denoncimit për dhunë në familje, e kishte përsëritur veprën.

“Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkak të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai e kishte përsëritur veprën dhe e kishte sulmuar përsëri fizikisht rejën e tij (nusen e djalit). Personi është mbajt në një stacion policorë kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Çështje Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu