Parandalohet kontrabanda e ilaçit “Tramadol” në Tabanoc, ndalohet një shtetas i RMV-së

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se është parandaluar kontrabanda me ilaçe “Tramadol” në pikën kufitare “Tabanoc”.

Është parashtruar kallëzim penal ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i cili po udhëtonte me autobus nga RMV në Danimarkë.

“Në momentin kur autobusi ishte vendosur në një skaner mobil, ku secili nga pasagjerët kishte nxjerrë bagazhin e tij personal nga autobusi, pasagjeri tentoi ta shfrytëzojë momentin dhe çantën e hodhi mbi rrethojën me tela të terminalit doganor në “Tabanoc”. Ai në këtë rast është vënë re nga njëri prej inspektorëve, pas çka është dërguar menjëherë për kontroll të detajuar.

Në bagazhin e tij personal, në mëngët e këmishave, në këmbët e xhinseve dhe në çorapet e tij janë gjetur gjithsej 359 lenta me nga 10 pilula “Doreta” që përmbajnë 75 mg hidroklorur Tramadol”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Taravari i ka propozuar Mickoskit të bëjnë qeveri me Ahmetin dhe ta përjashtojnë VLEN-in

Me dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari zyrtarizoi largimin nga qeveria dhe kalimin në opozitë, pas përçarjes brenda koalicionit VLEN për...

Adnan Azizi porosi Taravarit: Me keqardhje po ta them se je epizoda e dytë e quajtur Vesel Memedi, e do të përfundojsh si ai

Adnan Aziti: Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu! Tha, po dal prej Qeverisë dhe po kthehem te populli! A në fakt, përfundoi te stanet...

Edhe Aliu kundër Taravarit: Do të vazhdoj të jetë pjesë e VLEN-it

Ish-ministri i Administratës, Azir Aliu, i ka ndarë rrugët me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Në një postim në profilin e tij në Facebook,...

Kurti po e arrin qëllimin, subjektin e dytë më të madh në Maqedoni e ndau në copa-copa.

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, duket se Albin Kurti po e arrin qëllimin e tij: të ndajë subjektin e dytë më të...

A po vazhdon Kurti të përçajë politikën shqiptare në Maqedoni dhe cili është interesi i tij?

Lëvizja më e fundit që ka ngjallur vëmendje është takimi i Arben Fetait dhe disa funksionarëve të tjerë të ASH-së me kryeministrin e Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu