Pandov: Djegien e shtëpisë sime e porositën banda të burgjeve, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov sonte shprehi dyshime se të burgosur apo banda në burgje të colët kanë nën menaxhimin e tij, me celular të paguar shtrenjtë që e morën prapa grilave, e kanë porositur djegien e vikend shtëpisë së tij në Oreshan. Pandov konsideron se ky është akt i hakmarrjes për luftën kundër krimit në burgje, që ai e filloi prej se erdhi në funksion.

“Kujt i referohet? I referohet frikës që e kanë tani disa të burgosur të caktuar, nga presioni që e kanë me ndryshimin e pushtetit, përkatësisht provilegjet që i patën tani i kanë humbur. Përse? Sepse unë veproj vetëm sipas ligjit, përkatësisht atë që e imponon ligji dhe rregulloret për punë në burgje unë në mënyrë strikte kërkoj nga drejtorët dhe policia e burgjeve ta zbatojnë. Secili i burgosur i cili e respekton ligjin, i cili e respekton rendin shtëpiak, e din se tek unë mund ta gjejë shokun dhe anasjelltas ai që mendon se është sherif dhe se burgu është i tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë – është armiku im. Këto 9 muaj funksionimi, sigurisht kam bërë disa armiq të cilët përmes kësaj mënyre porosinë që është dërguar është të më frikësojnë mua, ndërkaq në fund të ditës ta frikësojnë edhe Qeverinë. Jo, jo, nuk kam asnjë dyshim, sepse unë edhe prej më parë kisha, ato janë biseda unë nuk kam pasur dëshmi strikte megjithatë ka pasur biseda të tilla konkretisht rreth djegies, rreth veprave të tjera më të rënda penale”, tha Pandov gjatë emisionit të sontëm “Tema e ditës” në Televizionin Sitel.

Sipas tij, gjatë periudhës së kaluar drejt tij kanë ardhur zëra për të cilat nuk ka pasur dëshmi materiale, se do t’i ndodhë diçka keq, përkatësisht se të burgosurit po i prëgatisin diçka të keqe.

Pandov theksoi se disa të burgosur i kanë ofruar nga 20 mijë euro rojeve të burgut për të arritur deri tek celulari, ndërkaq ndaj një sprove të tillë dikush është nënshtruar, dikush jo. Ai tha se edhe disa të burgosur të caktuar janë sjellur sikur të jenë pronarë të burgjeve, i kanë rrahur policët e burgjeve dhe janë marrë me fajde.

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve potencoi se ka menduar edhe për atë, një ditë të hyjë në automobil dhe të fluturojë në ajër, por theksoi se ka qenë i vetëdijshëm se çka e pret kur ka vendosur ta pranojë funksionin që e kryen.

Pandov i tregoi hollësitë se si ka kuptuar për djegien e vikend shtëpisë së tij në oreshan dhe potencoi se gjithçka brenda saj është djegur.

Pandov theksoi se njësia intervenuese shkon në bastisje nëpër burgje dhe kanë zbuluar se mbi 50 për qind e të burgosurve në burgje kanë poseduar celularë.

Pandov theksoi se janë disa ditë në pyetje kur hallkat të cilat do të vendosen në këmbët e të burgosurve të cilët qelinë e burgut do ta zëvendësojnë me burg shtëpiak dhe do të jenë nën mbikëqyrje elektronike 24-orëshe, do të vendosen në funksion. Drejtori Pandov është optimist se deri në fund të vitit do të prëfundojë gjithçka për të filluar ndërtimi i fazës së dytë të Burgut Idrizovë. Ai potencoi se para disa ditëve grupi punues e ka prëfunduar Ligjin e ri për probacion.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ditët e fundit si ministër” Mickoskit i sosët durimi, ASH e Taravarit jasht qeverisë

“Pas 1 majit, Mickoski dhe Taravari do të takohen, ku me gjasë do të përcaktohet vendi i Taravarit në kabinetin qeveritar”, njoftoi Qeveria. Turbulencat në...

Refuzoi ftesën e Kurtit, Abdixhiku: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim pas dështimit të radhës të seancës konstituive. Abdixhiku po ashtu ka folur edhe për refuzimin e...

Pa kontrolle në kufi, nga sot është hapur kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga 1 maji 2025, ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa...

Krasniqi: Po shihen bllokuesit, ky koalicion nuk i ka numrat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar sërish pas dështimit të nëntë për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se partia...

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sibel Arslan dhe Joseph O’Reilly, pas kryerjes së monitorimit në vend, vlerësuan se Maqedonia është një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu