Pandov: 10 mijë euro në vit i kushton shtetit për një të burgosur

VITIN E ARSHSHËM PRITET NDËRTIMI I REPARTIT TË RI NË BURGUN E IDRIZOVËS

Më shumë se 10 mijë euro në vit i kushton shtetit harxhime për një të burgosur, kështu njoftoi në paraqitjen e sotme drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ai dha disa alternativa se si të ulen këto shpenzime duke ofruar si zgjidhje shqiptimin e më shumë dënimeve me kusht në vend të dënimeve me burg. Pandov u shpreh optimist se deri në në fund të vitit të ardhshëm do të vëhen në funksion edhe përdorimi i hallkave elektrike.

“Një i burgosur në Maqedoni tani pak a shumë, prapë do të them varet nga burgu, është rreth 2000 denarë ose 35 euro, pra kjo është në nivel vjetor mbi 10 mijë euro për një të burgosur. Sigurisht, nëse do të shqiptoheshin dënime me kusht, nëse do të vendoseshin, do të flisnim edhe për hallkat, të cilat tashmë dhjetë vite presim të vihen në funksion. Jam optimist se nëse jo deri në fund të vitit, deri në fund të vitit të ardhshëm do të vihen në funksion” – tha Aleksandar Pandov.

Sipas gjykateses Biljana Kocevska nga Gjykata Themelore Penale Shkup për uljen e mbipopullimit në burgje nuk ka nevojë të miratohet ligji për amnisti, por ka nevojë për aplikim më të madh të të liruarëve me kusht edhe atë me mbikëqyrje mbrojtëse.

“Nuk ka nevojë të miratohet ligji për amnisti me qëllimin e vetëm për uljen e mbipopullimit në burgje, por ka nevojë për aplikim më të madh të lirimit me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse. Kemi mënyrë dhe mundësi për të mbikëqyrur sjelljen e personave të dënuar në kohën e kontrollit, në mënyrë që nëse nuk i përmbushin obligimet e tyre në atë rast, revokohet dënimi me kusht, kështu që, besoj se në këtë mënyrë të gjithë do të kontribuojmë realisht në ndryshimin e përshtypjes së përgjithshme në opinion se të dënuarit me kusht mbeten të pandëshkuar” – tha Biljana Kocevska.

Aktualisht në burgjet e vendit janë rreth 50 persona që vuajnë dënim me burg të përjetshëm. Pandov paralajmëroi se në të ardhmen pritet repart paraburgimi krejtësisht i ri për gjithsej 400 persona në burgun e Idrizovës. Ai njoftoi se objekti është në fazën e pare por ka ngelur aty se nuk është bërë deri më tani asgj. Megjithatë , bëri të ditur se paratë e dhëna janë nën moratorium dhe së shpejti do të vëhen në funksion

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu