PAMJET e ATENTATIT/ Shqiptarët e grupit “LIONS” plagosin 3 grekë, dyshohet të jenë arratisur në… (VIDEO)

Policia greke prej disa orësh është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale.

Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”
Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij të fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.
Fillimisht ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen.

Për të parë videon e atentatit, shikoni pamjet e mëposhtme:

Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjesëtarë të grupit “Lions”, të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, nga Delvina në 21 shkurt 2023. Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu