Osmani: Të rinjtë mund t’i pengojmë të ikin, vetëm nëse e rrisim standardin jetësor në nivelin e shteteve europiane

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani në duelin presidencial në TV21 thotë se pajtohet me kundërkandidatin e tij kur thotë se migrimi është problem global.

Shtoi se kushdo që thotë se ka shkopin magjik për të ndaluar këtë fenomen, nuk tregohet i drejtë ndaj njerëzve. Si zgjidhje e sheh integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pasi sipas Osmanit, kjo do të ndikonte edhe në rritjen e standardit jetësor në nivelin e shteteve europiane.

“Një gjë ju them të rinjve kur i takoj. Kushdo që thotë se unë kam shkopin magjik dhe nesër me politika të Qeverisë ose presidentit, do ta ndalojë migrimin ose do t’i kthej njerëzit, nuk është i drejtë ndaj njerëzve. E vetmja mënyrë, empiria tregon… E vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin, është për të rritur standardin jetësor që të nivelizohesh me atë të Bashkimit Europian se njerëzit ikin për standard më të mirë. Nëse standardi do të jetë i nivelizuar, secili do të zgjedhe shtëpinë dhe vendlindjen e vet. E vetmja mënyrë, është të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian”, tha Osmani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu