Osmani mohon se ka pasur reagim nga NATO për rastin M-NAV

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka përgënjeshtruar pretendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovskit dhe ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska se NATO ka reaguar në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi në M-NAV, përkatësisht incidentit të dhunshëm që ndodhi në hapësirat e këtij institucioni.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Osmani tha se, NATO nuk reagon për çështje të brendshme të shteteve anëtare dhe po të kishte ndonjë reagim, ai do të bëhej përmes Ministrisë së Jashtme apo delegacionit të vendit në Bruksel.

“NATO nuk reagon për çështje të brendshme të vendeve anëtare. Nën një, NATO komunikimin me shtetin e bën nëpërmjet Ministrisë së Jashtme dhe nuk ka pasur asnjë komunikim, të çfarëdo forme për këtë temë, qoftë me delegacionin tonë në Bruksel, ose me ministrinë tonë këtu. Ashtu që, besoj se ka një keqkuptim se, për shkak se NATO nuk ka reaguar dhe e dyta, vlerësimi i Agjencisë për Kontroll Civil të Aviacionit ishte se nuk ka pasur kërcënim të sigurisë së transportit ajror dhe për këtë arsye nuk besoj që ka ndonjë arsye për reagim” – tha Bujar Osmani.

Deklaratat e presidentit dhe ministres së Mbrojtjes, i ka quajtur keqinterpretim, ndërsa shtoi se institucioni përkatës konstatoi se incidenti në M-NAV nuk ka rrezikuar trafikun ajror.

“Kishte disa informacione se paska pasur fluturime të avionëve të NATO-s gjatë asaj periudhe dhe kjo besoj është keqinterpretuar, por reagim të NATO-s për këtë temë nuk ka pasur” – tha Bujar Osmani.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ditë më parë, duke komentuar incidentin në M-NAV, deklaroi se, ka pranuar reagime nga ambasadat dhe nga përfaqësues të lartë të NATO-së, të cilët kanë parashtruar pyetje se a është e sigurt hapësira ajrore e Maqedonisë edhe për avionët e NATO-s.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se, nuk ka pasur reagim zyrtar të shkruar, megjithatë ka pasur interesim nga vendet anëtare të NATO-s për zhvillimet në M-NAV.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Britania bashkë me 20 vende nisin bisedimet për forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar të enjten është duke mbajtur takim të mbyllur me liderë të lartë ushtarakë nga më shumë se 20 vende nga “koalicioni...

Marrëveshja Shqipëri- Kosovë- Kroaci në fushën e mbrojtjes, reagon ashpër Vuçiç: Kanë hapur “garë armësh” kundër nesh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje...

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

Viti 2015 – Kryeministri i Rumanisë Ponta jep dorëheqjen pas zjarrit në klubin e natës në Bukuresht ku humbën jetën 32 persona

Publikuar më 4 nëntor 2015 Rreth 20,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar pas një zjarri në një klub nate në Bukuresht, ku humbën...

A frikësohet Mickoski nga skenari serb i protestave?!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi mbrëmë në TV Sitel se nuk ka frikë se tubimet e qytetarëve për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu