Osmani ia dhuron Hovenierit një gur nga Trepça

Presidentja Vjosa Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ia ka dhuruar një gur të Trepçës.

Osmani këtë e përshkroi si një “si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”. Ajo tha se për këtë mision të Kosovës, Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada”.

Njëkohësisht, Osmani tha se është si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili” vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”.

Për rolin e tij në Kosovë e për ish-presidentin Rugova, Hovenier foli edhe vetë pak më herët gjatë ditës pasi bëri homazhe te shtatorja e tij bashkë me Osmanin.

“Tri vite më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, erdha në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia Presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me Presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-Presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë”.

Hovenier tha se e ka njohur Rugovën kur ishte “diplomat junior”.

“Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”.

Hovenier në ngjarjen e fundit zyrtare për të në Kosovë falënderoi popullin e Kosovës.

“Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu