Osmani i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga vendi / “Ne duam t’i mbajmë këtu bijtë dhe bijat tona, në atdheun tonë”

BDI mbrëmë promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Osmani, si baba tre fëmijëve, tha se është i shqetësuar për largimin e të rinjve nga vendi. Shtoi detyra e tij do të jetë që të sigurojë këtu në vendlindje një të ardhme më të mirë, duke punuar për shtetin e së drejtës e për institucione të fuqishme.

“Ne duam t’i mbajmë këtu bijtë dhe bijat tona, në atdheun tonë. Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke e varfëruar ndjeshëm potencialin ekonomik dhe intelektual të shtetit tonë, detyra jonë madhore sot është që këtë të ardhme të ua sigurojmë patjetër këtu në vendlindje, kjo nënkupton, luftë për shtetin e së drejtës, për institucione të fuqishme, kujdes për shëndetin e njeriut”, tha Bujar Osmani, kandidat për president.

Osmani tha se një nga arsyet se ai është futur në garë është që të parandalojë ndikim rus në vendin tonë. Shtoi se Rusia nuk është vend mik i Maqedonisë së Veriut.

“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, shtoi Osmani.

Osmani gjithashtu tha se anija jonë kërkon një kapiten të stërvitur dhe se pikërisht ai është njeriu i duhur për këto rrethana. Ndryshe në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill, Osmani përballë do të ketë 6 kandidatë: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Taravari, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

Mexhiti: Haqim Ramadani i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne

Kryetari i Çairit dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka vepruar...

Vdekja e kosovares 25 vjeçare në Tetovë, Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon tragjedinë (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë në Tetovë. Siç bëhet e ditur, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur...

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu