Osmani i hedh poshtë akuzat e Mickoskit, nëse duhet do ta ndërpresë fushatën që t’ua shpjegojë kornizën negociuese

T’i them zotit Mickoskit se e di mirë sa herë kam kërkuar që të shkoj në selinë e VMRO-DPMNE-së, në pallatin e bardhë që të prezantoj propozimin francez dhe kornizën negociuese – iu përgjigj Osmani shefit të opozitës Mickoski i cili dje e akuzoi se edhe pse ka kërkuar megjithatë nuk kanë qenë të përfshirë në negociatat rreth proceseve eurointegruese. Sjellja e tij me refuzimin e ndryshimeve kushtetuese është akt jo patriotik për shkak se shumë të rinj edhe më tej do të kërkojnë pasaporta bullgare që të largohen nga vendi, tha Osmani. Shtoi se nëse Mickoski pranon, ai do ta ndërpresë fushatën presidenciale dhe do të shkojë në selinë partiake që t’ua shpjegojë kornizën negociuese.

“Disa herë kam dërguar porosi deri te zoti Mickoski, më pranoni në parti, të ju shpjegoj për shkak se ajo që dëgjoni dhe ajo që e flisni nuk është e saktë, se është interpretim i keq dhe se nuk po i bëni shërbim të mirë qytetarëve duke u përcjellë informacione dhe lajme të rrejshme. Me prolongimin e anëtarësimit në BE, grupe maqedonasish paraqiten në Sofje se kanë origjinë bullgare, marrin pasaportë bullgare dhe largohen nga vendi. Nëse kjo është patriotizëm që t’i obligojmë qytetarët që të regjistrohen se kanë origjinë bullgare që të largohen nga shteti, atëherë unë nuk e di çka është patriotizëm”, tha Bujar Osmani.

Përgjigja e tillë e Osmanit vijoi pasi që dje kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e komentoi propozimin e kandidatit për president nga radhët e BDI-së, i cili tha se nëse bëhet president, do të thërrasë takim liderësh për proceset euro integruese dhe se i njëjti do të zgjasë derisa të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e procesit të eurointegrimit. Mickoski tha se mundësia për arritjen e konsensusit ka humbur që moti.

“Bujar Osmani për konsensus të tillë e humbi mundësinë kur ishte ministër i jashtëm, ku ne si VMRO DPMNE dhe unë personalisht kisha konferencë për media dhe iu ofruam të jemi pjese e procesit të cilin atëherë e udhëhiqnin në mënyrë kontrabandiste, të fshehtë, pas syve të qytetarëve. Dhe nëse ai vërtetë dëshironte konsensus politik, atëherë kishte mundësi të tillë si ministër i jashtëm, për fat të keq ai sillej i papërgjegjshëm dhe bëri gabim historik. Së pari që gënjeu popullin e tij, ndërsa pastaj nënshkroi protokollin e dytë kur lejoi puna e komisionit, i cila ka për qëllim vërtetoj faktet historike, të jetë kriter për përparim të Maqedonisë deri në anëtare e plot e BE-së”, tha Mickoski

Për idenë e Osmanit, i pari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, theksoi se është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të tillë atëherë kur, siç theksoi, ata që nuk kanë kurajo, do të mbledhin kurajo për vendime të rëndësishme.

“Mua mund të më lajmërohen kur të mblidhen dhe kur të kenë mbledhur të gjithë kurajo të sjellim vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Unë qëndrimin tim tashmë e kam thënë, me vendosjen e nënshkrimit tim për ndryshimet kushtetuese që janë dorëzuar në Kuvend. Negociuam gjatë me Bullgarinë, me Francën, me shtete tjera të BE-së, kishim ndihmë nga shtetet partnere strategjike dhe arritëm sukses të dakordojmë kornizë negocuese në të cilën kemi gjuhë që pastër maqedonase, kemi identitet dhe kulturë të mbrojtur maqedonase”, deklaroi Kovaçevski.

I pyetur nëse ekziston marrëveshje e shkruar për formimin e Qeverisë, pasi që të miratohen ndryshimet Kushtetuese, Osmani tha se ekziston marrëveshje e tillë në formë të shkruar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu