Thirrjet për asgjësim të shqiptarëve në Kumanovë: Kurti asnjë zë, Ambasada nën zë, Osmani i dënon me plot zë

Brohorima për asgjësim të shqiptarëve “në dhoma të gazit”.

“Shqiptari i mallkuar”, bërtiste kori prapa shpinës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski – ndërsa ky i fundit i duartrokiste ndeshjes së basketbolliut Maqedoni e Veriut – Rumani, kur tribuna ishte lëshuar në një shkarkim racist për vrasje të shqiptarëve.

“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, vazhdonte turma.

Këto thirrje në prani të një kreu të shtetit zgjuan alarm të madh të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, në Shqipëri dhe në Kosovë – por, jo edhe aq në të ashtuquajturin grupacion VLEN që ka pagëzimin e Albin Kurtit të Vetëvendosjes në Kosovë dhe që është nën ombrellë qeveritare maqedonase.

Reagimet vërshuan nga tëra anët – Kosovë dhe Shqipëri – por, jo edhe nga Albin Kurti.

Ambasada e Kosovës në Shkup lëshoi një komunikatë tejet të ligësht për nga tonet dënuese: duke “vlerësuar” reagimin e Hristjan Mickoskit – i cili pretendoi të mos i ketë dëgjuar thirrjet vrastare të tifozëve prapa shipnës së tij.

Ndryshe nga këto tone me oktava të buta, ishte ajo e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila e dënoi në termat më të ashpër këtë ndodhi raciste dhe antishqiptare. Osmani shkroi se Republika e Kosovës do t mbrojë “me vendosmëri dinjtetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.

Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, tha Osmani.

Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut, në anën tjetër, reagoi si-nën-zë.

“Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje. Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, shkroi Ambasada.

Reagimet në Kosovë

“Mendësi të kalbur dhe zhurmë primitive”, e ka quajtur Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhinë më raciste qe një kohë të gjatë që ngjau në një sallë sportive në Kumanovë, ku mu në prani të Kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit, tifozë maqedonasë thirrën për vrasje dhe asgjësim të shqiptarëve “në dhoma të gazit”.

Kica-Xhelili e quajjti “të neveritshme” heshtjen e liderëve shtetërorë atje – ndërsa atë të politikanëve shqiptarë në pushtet – i ashtuquajturi Koalicion VLEN – e quajti “dorëzim”.

“Ato që u dëgjuan në stadiumin e Shkupit s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi. Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi. Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim. Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?”, shkroi ajo.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar po ashtu ndaj thirrjeve nacionaliste, ekstremiste në Kumanovë si ‘vdekje për shaqiptaret’ e ‘dhoma gazi për shqiptarët’. I pari i PDK-së ka kërkuar distancim të qartë nga Kryeministri Mickoski, ndërkohë ka folur edhe për mungesën e reagimit të Kurtit, i cili sipas tij ka kontribouar për këtë klimë.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës”, tha ai. (Lajmi nga Nacionale)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu