Osman Kadriu: Po mbivotohemi në kushtetuese për çështjet nacionale shqiptare

Nëse Gjykata Kushtetuese abrogon edhe dispozitën për emërtimin ‘Gjuha shqipe’, atëherë vjen në shprehje mosekzistenca e ligjit me të cilin identifikohen shqiptarët. Kështu u shpreh gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, për Tv Shenja. Ai edhe një herë theksoi se kontestohen 18 dispozita dhe jo vetëm 3 siç është përfolur gjithë kohës në opinion.

Osman Kadriu, gjykatës kushtetues

“Ajo që është më e rëndësishme dhe çka duhet të dihet edhe për shqiptarët në veçanti me qenëse Ligji i dedikohet gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit. Kontestohet edhe emërtimi i termit gjuha shqipe në Ligjin në fjalë. Nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese ta abrogon edhe dispozitën e cila flet për gjuhën shqipe atëherë me të drejtë parashtrohet pytja se vallë a kemi ligj për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare ose një ligj i tillë nuk do të ekzistoj”.

Gjykatësi Kadriu pyet se Kushtetuesja e vetëdijshme se nuk mund ta abrogoj tërë ligjin, por vetëm disa dispozita, çfarë do të ndodh me pjesën tjetër të ligjit dhe a do të mund ajo ta siguroj zbatimin e shqipes?

Osman Kadriu, gjykatës kushtetues

“Edhe vetë Gjykata Kushtetuese është e vetdijshme se nuk mund të abrogohet tërë ligji, por mund të abrogohen disa dispozita, por problemi qëndron në atë se edhe nëse abrogohen disa dispozita, parashtrohet pyetja çka do të ndodh me pjesën tjetër të ligjit që do të ngel në fuqi. Vallë a do të mundet ajo pjesë të zbatohet, që përsëri të sigurohet zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare ose një mundësi e tillë nuk do të ndodh?”

Kadriu theksoi se Parlamenti e ka fjalën e fundit që të ndërmerr masat juridike dhe politike për ta siguruar gjuhën shqipe. Ndërsa për bojkotin e paralajëmruar të tij dhe kolegut të tij shqiptarë në seancën e Kushtetueses për Ligjine Gjuhëve, ai u shpreh se këtë vendim e kanë marrë pasi që për çështjet nacionale shqiptare mbivotohemi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Xumi eliminohet nga Big Brother VIP Albania pas një nominimi të tensionuar me Eglin

Pas një jave të mbushur me debate dhe përplasje, Xumi është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke humbur përballë Eglit në nominimin kokë...

Hakeri “ka puls”! Hakerët thyejnë profilin e Lojërave Ol*mpike për të postuar Gjestin!

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike është hakuar. Gjesti, kryefjala e mediave rozë në ditët e fundit, po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga masa, shkruan IndeksOnline. Por,...

Kasami: Tetovarët duan që edhe një mandat të jem në krye të Tetovës

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe...

Zot, ndoshta ka, ndoshta nuk ka!

Moderatori i Big Brother Vip Albania, Ledion Lico ka habitur shume ndjekes te show programit ne Top Channel, kur ne debat e siper ne...

Rikthehet dhuna e policisë – I riu shqiptar rrihet pa asnjë arsye

Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit që po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu