OKB kërkon njohjen e Palestinës: Të shpallet menjëherë armëpushim në Gaza

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të gjitha vendet të njohin shtetin palestinez për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme. Ekspertë të organizatës përfshirë, raportuesen për të drejtat e njeriut në Gaza, Francesca Albanese, përmes një deklaratë të përbashkët këmbëngulin se zgjidhja me dy shtete mbetet rruga e vetme për të zgjidhur situatën në Gaza e për t’i dhënë fund ciklit të dhunës.

“Njohja e shtetit palestinez është parakusht për paqen e qëndrueshme në Palestinë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke nisur me shpalljen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe pa ndërhyrje të mëtejshme ushtarake në Rafah”, tha OKB. Thirrja vjen pak kohë pasi tre vende europiane, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës dhe presioni ndaj izraelit është shtuar.

Por megjithatë, gjatë javëve të fundit, ushtria izraelite i ka intensifikuar edhe më shumë sulmet në rripin e gazës duke mos kursyer as objektet ku strehohen mijëra palestinezë të zhvendosur nga banesat e tyre. Sipas një raporti të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara këtë të hënë ka rezultuar se 55% e objekteve në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht që prej nisjes së luftës në tetor. Vlerësimi bazohet në pamjet satelitore të regjistruara në muajin maj, krahasuar me ato të së njëjtës periudhë vitin e kaluar. /vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu