OBSH-ja dënoi sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, meqë i janë goditur objektet, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara i ka akuzuar forcat izraelite për sulm në një ndërtesë ku është strehuar stafi i saj dhe familjet e tyre në qytetin Deir al-Balah, dhe për keqtrajtim të atyre që kanë qenë në ato hapësira.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende këto pretendime.

Mijëra palestinezë janë detyruar të shpërngulen si pasojë e operacionit të parë të madh të ushtrisë izraelite në Deir al-Balah prej nisjes së luftës së nxitur nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – 21 muaj më parë.

OKB-ja ka thënë se është duke pranuar informacione për persona të kequshqyer që janë duke shkuar nëpër klinika dhe spitale në gjendje shumë të rënduar.

Të dielën, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuim të menjëhershëm të gjashtë blloqeve në jug të Deir al-Balahut, me paralajmërimin se do të operojë “me forcë të madhe për t’i shkatërruar kapacitetet e armikut dhe infrastrukturën terroriste”.

Vlerësohet se 50.000-80.000 njerëz që kanë jetuar në zonat e prekura, janë urdhëruar që të shkojnë në jug të Gazës.

Zyra e OKB-së për çështje humanitare ka thënë se stafi i OKB-së do të vazhdojë të qëndrojë në Deir al-Balah, pavarësisht urdhrit për evakuim.
Sipas kësaj organizate, rreth 87 për qind e Gazës tani është e përfshirë nga urdhrat izraelite për evakuime, duke i detyruar 2.1 milionë njerëz që të ngjeshen në një territor prej 46 kilometrash katrorë ku mungojnë edhe gjërat më elementare.

Burimet izraelite kanë thënë se prezenca e mundshme e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi është arsyeja pse Deir al-Balah nuk është shënjestruar deri më tani nga ndonjë ofensivë tokësore.

Të paktën 20 deri në 50 pengje që janë ende në mbajtje, besohet se janë gjallë.

Familjet e pengjeve janë shprehur të shqetësuara, duke thënë se ofensiva mund t’i rrezikojë ata.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte...

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut...

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme” Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit...

Trump po shqyrton sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në Venezuelë

Ideja është që ky veprim të mund të dobësojë kontrollin e Maduros mbi pushtetin dhe potencialisht ta detyrojë të largohet, por pa hyrë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu