O’Brien: ShBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë.

O’Brien në një intervistë për RTS-në, ka thënë se çështja e Kosovës është një nga më të ndjeshmet, pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen rreth kësaj teme.

“Dialogu strategjik SHBA-Serbi është një mundësi për dy qeveritë tona për të bashkëpunuar në programe që do të jenë të përhershme. Është një shenjë e pjekurisë së marrëdhënieve tona. Presidenti Vuçiq theksoi temat e tij të rëndësishme, janë gjashtë apo shtatë tema në atë listë dhe kjo do të krijojë një mënyrë në të cilën ne mund të bashkëpunojmë në afat të gjatë”, tha ai transmeton Klankosova.tv

Ai tha se tani ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si mund të jetojnë serbët në Kosovë.

“Qëndrimi ynë është se ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës si komunitet, por edhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dialogu strategjik është një mundësi për t’u siguruar se ka shumë mirëkuptim të qëndrimeve të të gjitha palëve. Vendimet do të jenë në dorën e popullit të Serbisë dhe ata do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të ndërmarrin hapat që pret Evropa, pra njohjen e kufijve. Mendoj se ky dialog do të jetë një nga mjetet me të cilat do të mund të shmangim keqkuptimet”, tha O’Brien.

Diplomati amerikan theksoi se shpesh krijohej përshtypja se puna e qeverisë nuk ishte efektive, por se ishte e nevojshme të vazhdonin bisedimet për të parë se cilat ishin problemet reale, transmeton Klankosova.tv

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e administratës atje, pas mbarimit të mandatit të presidentit Joe Biden dhe ardhjes së Donald Trumpit, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe faktit që serbët në ato zona të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç është rasti me komunitetet nëpër Evropë që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur.

“Nëse flasim, mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Helmohen më shumë se 40 qen endacak në Kërçovë, reagojnë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve

Më shumë se 40 qenve endacakë, disa prej të cilëve janë gjetur pranë shkollës fillore “Sande Shtërjoski” në Kërçovë janë helmuar. Aktivistët kanë paralajmëruar se...

Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme. Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk...

Rama: Kosova duhet t’ia lërë topin në derë Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Dojçe Vele (DW) ka thënë se Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha...

Haqim Ramadani: S’e jap komunën për asnjë çmim, do ta mbroj çdo banorë të komunës

“Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve. Të gjithë ata që...

Shkrimtarja nga Shkupi, Leјla Sherif Emin, fitoi një çmim ndërkombëtar

Çmimet e ndara nga Shoqata e Gazetarëve GAP këtë vit u dorëzuan në një ceremoni solemne në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani. Ngjarja u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu