O’Brien: SHBA-të do të jenë shumë aktive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

SHBA-të pritet të jenë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të formojë një qeveri më të qëndrueshme.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, gjë që është një nga problemet për anëtarësim në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ai u pyet nga senatori demokrat nga New Hampshire, Jeanne Shaheen, se çfarë mund të bëjë më shumë SHBA për të inkurajuar evropianët që të përmbushin premtimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë bërë reformat e kërkuara, pa ndryshuar rregullat ose kushtet për lëvizjen e tyre në BE rasti me Maqedoninë e Veriut.

“Çështja kryesore është marrëveshja që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë dhe sapo Bullgaria të ketë një qeveri më të qëndrueshme, do të duhet të bisedohet për mënyrën e saktë të zbatimit të saj. Pra, kjo do të jetë një fushë ku unë pres që ne të jemi gjithashtu shumë aktivë”, u përgjigj O’Brien.

Bullgaria këmbëngul se nuk do të lejojë asnjë devijim nga marrëveshjet e arritura, e para prej të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar se nuk do të pranojë marrëveshjet me diktatet bullgar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu