Numri i fermerëve të rinj, në rënie, autoritetet: Nevojitet digjitalizim i bujqësisë

Numri i fermerëve të rinj është në rënie serioze. Ata shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë degë ekonomike në vend, paralajmërojnë autoritetet. Për të ndryshuar këto të dhëna, profesorët e shohin shpëtimin në digjitalizimin e bujqësisë, e cila vitet e fundit ka qenë në rënie të lirë. Fermerët kërkojnë kosto më të ulëta për rendimente më të larta ushqimore. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për moshën mesatare të fermerëve në Maqedoni, por të gjithë janë dakord se ky është një problem që do një qasje serioze për t’u tejkaluar.

“Nuk mund të paramendohet një prodhim modern pa përdorimin e mjeteve kompjuterike dhe pa përdorimin e teknologjisë digjitale.”, – deklaroi dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Mile Markovski.

“Duhet të krijojmë kuadro që drejtpërdrejt do të përballen me bujqësinë, me ekonominë dhe me vet problemet të cilat i zgjidh vet ekonomia bujqësore si sektor.”, – theksoi prorektori, Llazo Pendovski.

Vitet e fundit, shteti ka promovuar masa për nxitjen e të rinjve që të merren me bujqësi, por fatkeqësisht ende nuk ka një efekt të dukshëm.

“Digjitalizim do të thotë shfrytëzimi i zgjidhjeve digjitale dhe softuerike, të cilat do të mundësojnë marrjen e vendimeve në bazë të dijes, në bazë të të dhënave. Jo ashtu siç është punuar tradicionalisht, por me të dhëna konkrete.”, – u shpreh profesori universitar, Goran Damovski.

Përndryshe, në organizim të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit u mbajt panel diskutim për digjitalizimin e bujqësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu