Nuk lëshojnë pe – VLEN-i dhe Fronti Evropian vazhdojnë përplasjet për ditën dhe vendin e tubimit përmbyllës

VLEN pretendon se e drejta e tubimit në Sheshin Iliria në Tetovë më 6 maj u takon atyre. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se nga Koalicioni VLEN është njoftuar më 11 prill, ndërsa nga Fronti Evropian një ditë më vonë. Ai tha se në bazë të kërkesës së arritur në komunë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme.

“Në bazë të parimit i pari që e kërkon i pari e fiton pra komuna ka pasur obligim t’i jep përgjigje koalicionit VLEN dhe ta informon Frontin Evropian se në atë kohë sheshi është i zënë. Neve kemi vepruar në bazë të procedurave. Policia nuk është ajo e cila vendos kush dhe ku do të organizon tubimet. Ne jemi shtet demokratik dhe Evropian në të cilin ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Por Fronti Evropian thotë se VLEN duhet të tërhiqet nga sheshi Iliria. Arbër Ademi thotë se kërkesa e opozitës shqiptare është dorëzuar 10 ditë me vonesë. Ademi thotë se për tubimin e Frontit kanë marrë lejen e policisë.

“Ne apelojmë deri tek opozita shqiptare që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre. Le të përcaktohen për një vend tjetër apo ditë tjetër. Le të kontribuojmë të gjithë së bashku për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike sipas standardeve demokratike ku edhe ne edhe ata do të kemi mundësinë për të shpalosur përcaktimet programore para qytetarëve me një tubim të këtij lloji”, ka thënë dje Arbër Ademi, Fronti Evropian.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se më 12 prill në adresën e tyre kërkesa ka arritur nga Fronti Evropian, ndërsa më 22 prill nga koalicioni VLEN. Policia ka tentuat të organizon takim koordinues me qëllim shmangien e konflikteve dhe prishjes së rendit e qetësisë publike, por nuk ka arritur që palët t’i ulë në tryezë diskutimi. Ligji për tubime publike nuk obligon leje nga policia por thjesht njoftim për aktivitetet që do të ndërmerr subjekti.

“Në interes të sigurisë, organizatori i tubimit mund ta njofton MPB-në për mbajtjen e tubimit dhe masat që ka ndërmarrë për mbajtjen e tubimit. Njoftimi i tillë dërgohet në njësinë rajonale të MPB-së të paktën 48 orë përpara mbajtjes së tubimit”, thuhet në ligjin për tubimet publike, Neni 3.

Më 6 maj partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 8 maj./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu