Njoftim për ndarjen nga jeta të Osman Afizit

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot është ndarë nga jeta Osman Afizi – një personalitet i dalluar që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Z. Afizi kontribuoi në mënyrë të vazhdueshme në përpjekjet për çlirim dhe liri kombëtare, duke vepruar me mjete humane e financiare gjatë periudhave më të vështira për vendin. Ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe më pas vijoi aktivitetin e tij si afarist në trojet shqiptare, duke qenë gjithmonë në shërbim të interesave kombëtare.

Ai ishte themelues i Këshillit të Brezës dhe mbajti për vite me radhë detyrën e zëdhënësit pranë Kompleksit Memorial dhe Kullës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, qoftë financiarisht, qoftë në aspektin njerëzor, nga themelimi deri më sot.

Këshilli i Kullës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Afizi, banorëve të Brezës dhe më gjerë, për humbjen e këtij personaliteti të shquar kombëtar. Ndarja nga jeta e Osman Afizit lë një boshllëk të madh në shoqëri dhe në Këshillin e Kullës, ku ai ishte pjesë thelbësore e themelimit, ndërtimit dhe forcimit të unitetit.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për veprat e tij të mira!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu