Shqipëria zhgënjen sërish, nuk arrin të fitojë as në Lituani (VIDEO)

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Letonisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Edhe pse kuqezinjtë dhanë gjithçka në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi dhe tashmë rruga drejt kualifikimit bëhet më e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Silvinjo.

Letonët e nisën më mirë takimin dhe në minutën e 21-të kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh, por portieri Thomas Strakosha priti me klas penalltinë e Ilaunieks, duke mbajtur të paprekur rrjetën e tij.
Reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm. Vetëm tetë minuta më pas, një aksion i ndërtuar mirë solli një autogol nga Cernomordijs, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Por, në fundin e pjesës së parë, i njëjti lojtar përmirësoi gabimin duke barazuar shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ushtroi presion të vazhdueshëm dhe provoi në disa raste të ndryshojë fatin e ndeshjes, por pa sukses. Me këtë barazim, Shqipëria mban vendin e dytë në grup me 5 pikë, një më shumë se Serbia dhe katër më pak se Anglia kryesuese.

Rastet dhe golat

Min 45+4 – Letonia barazon rezultatin me Antonijs Cernomordijs që përfiton nga përgjumja e kombëtares sonë, duke shënuar me një goditje të saktë me kokë.

Min 28 GOL – Arbër Hoxha hedh një krosim të rrezikshëm në zonë dhe topi devijohet nga mbrojtësi Cernomordijs, duke përfunduar në rrjetë. Një autogol që i jep epërsinë kuqezinjve në përballjen ndaj Letonisë. Uefa e ka vlerësuar si devijim në fund nga Manaj.
Min 21 – Në një moment vendimtar të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, bëri një ndërhyrje spektakolare duke pritur një penallti të goditur nga lojtari letonez Janis Ikaunieks në minutën e 21-të.

Ikaunieks mori përgjegjësinë për të ekzekutuar 11-metërshin, por Strakosha u hodh në drejtimin e duhur dhe ndaloi topin, duke ruajtur rezultatin e paprekur për Shqipërinë dhe duke ndezur entuziazmin në tribunat kuq e zi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e...

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit...

Brukseli “fundos sërish Severnën”!

Edhe këtë vit Brukseli zyrtar e "fundos državën Severnëa" në rrugën e saj qorre drejt BE-së, për shkak të kryeneçsisë së despotit Micko...

Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit...

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu