Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti nga Tetova i cili ishte krahu i djathtë i Izet Mexhitit sot në përvjetorin e dytë të LD-së përmes një postimi edhe publikisht i ka kërkuar Mexhitit ose të krijohen strukturat ose LD mbetet veç një emër që kujton atë çfarë mund të kishte qenë, por nuk u bë kurrë, shkruan Top24

Sot është 13 gushti – dita kur u themelua Lëvizja Demokratike, para dy vitesh.
E them me respekt për të gjithë ata që dhanë zemrën dhe përkushtimin në atë fillim, por edhe me ndershmëri:
Dy vite janë shumë – për të mos pasur ende struktura.
Për të mos pasur ende organe.
Për të mos pasur drejtim të qartë.
Rinia ka shpresuar. Qytetarët kanë besuar.
Por pritjet nuk mund të zgjasin pafund.
Ky nuk është një urim i zakonshëm.
Ky është një thirrje e drejtpërdrejtë:
Ose veprojmë seriozisht – ose e mbyllim me nder!
Sepse populli nuk ka më durim për premtime boshe.
Nuk ka më besim për iluzione politike.
Le të jetë ky përvjetori i fundit pa organe.
I fundit pa llogaridhënie.
I fundit me fjalë, por pa vepra.
Nëse Lëvizja Demokratike nuk organizohet, nuk është më lëvizje.
Është veç një emër që kujton atë çfarë mund të kishte qenë, por nuk u bë kurrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu