Një muaj para zgjedhjeve, Qeveria ua rrit 20% pensionet për familjet e kategorive të dala nga lufta!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar propozim-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre.

Ministri Hekuran Murati ka njoftuar rritjen e pensioneve për familjet e dëshmoreve të UÇK-së.
Qeveria e Kosovës ka votuar pro rritjes së pensioneve të kategorive të dala nga lufta me 20 për qind.

Murati tha se të gjitha familjet që kanë dy dëshmor apo edhe dy invalidë e më shumë do të kenë rritje mbi 20 për qind.

“Kam nderin të prezantoj propozim vendimin për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta. Më konkretisht do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, pra duke filluar nga familja që ka dhënë një dëshmor pra rritja do të jetë 20%, kurse familjet që kanë një apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë më shumë se 20%”, tha ai.

Ngjashëm, sipas tij do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pra familja me 1 të zhdukur do të ketë rritje prej 20%, ndërkaq familjet që kanë dy apo më tepër rritja do të jetë përtej 20 përqindshit.

“Ngjashëm edhe pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së, pra do të rriten të gjitha kategoritë me 20 për qind, si dhe shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët e UÇK-së pra kujdestari për invalidin me dëmtim trupor mbi 80 për qind, po ashtu do të ketë rritje per 20 për qind. Ngjashëm edhe për pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të ketë rritje për të gjitha kategoritë”, ka thënë Murati./EO/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu