Një grua në Shkup lind fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare

Një grua 61-vjeçare nga Shkupi ka lindur një foshnje të shëndetshme djalë pas 37 vjetëve përpjekje të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë, deklaroi të martën drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup (GAK), Irena Aleksioska Papestjev.

“Në botën e mjekësisë nuk ka më kufij, dhe mjekësia në Maqedoninë [e Veriut] mund të krahasohet me atë botërore. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me qelizën e saj vezore të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in-vitro në vendin tonë dhe shtatzënia është mbikëqyrur plotësisht këtu, ndërsa lindja është kryer në GAK”, tha Aleksioska Papestiev në një konferencë për shtyp.

Foshnja quhet Petar dhe sot, së bashku me të ëmën, kanë dalë nga spitali dhe janë kthyer në shtëpi.

Drejtoresha e GAK-ut tha se prindërit nuk hoqën dorë nga dëshira për ta pasur një fëmijë, nuk u dorëzuan para dështimeve, presioneve të mjedisit dhe paragjykimeve.

Nëna kishte pasur dhjetë fekondime in-vitro të pasuksesshme dhe dhjetë aborte spontane. Ajo kishte kryer edhe tri ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në GAK në Shkup.

Gjatë shtatzënisë, e cila u mbikëqyr me kujdes, ajo vuante nga tension i lartë dhe diabeti, por në fund gjithçka shkoi për mrekulli.

Babai, i cili është 65 vjeç dhe në pension, deklaroi se do të kujdeset për foshnjën.

Në rajon, gruaja më e moshuar që ka lindur është nga Serbia, por me një vezore të dhuruar. Në Indi, ekziston një rast i një gruaje që është bërë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare. /REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu