Një 28 nëntor tjetër pa shtatore të Adem Jasharit në Prishtinë

Edhe një festë e 28 Nëntorit në Prishtinë u festua pa shtatoren e heroit Adem Jashari.

Për disa vjet me radhë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, premtoi se shtatorja e heroit Adem Jashari do të vendosej në kryeqytet. U tentua shumë në këtë drejtim mirëpo asnjëherë nuk arriti të finalizohej.

U diskutua shumë edhe lokacioni ku duhej të vendosej e në fund mbeti pjesa në rrugën “Agim Ramadani”, e cila pritet të bëhet shesh, pasi aty të ndërtohet një tunel për veturat.

Përderisa punimet për ndërtimin e këtij sheshi dhe tuneli nuk u lejuan nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, më 4 shtator të vitit 2024, nxori para publikut pesë projekte nga konkursi ndërkombëtar kësaj radhe për ndërtim të një sheshi monumental në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

Përveç shtatores, ky konkurs kishte qëllimi të ndërtonte sheshin ku pjesë thelbësore do të kishte monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Qytetarët e Prishtinës përmes këtij ankandi patën mundësinë të votonin për projektin më të mirë për sheshin “Adem Jashari” përmes votave që u futën në një kuti.

Pas një periudhe kutia u largua, por asnjëherë nuk u numëruan ato vota.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati deklaruar se familja Jashari nuk e ka parë të duhur asnjërin nga këto projekte, prandaj edhe nuk u ec përpara me këtë konkurs.

Për këtë KOHA i ka dërguar pyetje familjes Jashari, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pasi kjo dështoi, Komuna e Prishtinës më 19 shtator të këtij viti shpalli njoftimin për konkurs dhe ofertat u hapën më 3 nëntor ku shihet se nuk kishte asnjë ofertues.

Në këtë mënyrë Komuna e Prishtinës më datë 13 nëntor ka njoftuar për anulimin e aktivitetit të prokurimit, pasi nuk ka pranuar asnjë ofertë.

KOHA i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, qytetarët thonë se është vonuar shumë vendosja në Prishtinë e memorialit në nderim të sakrificës së familjes Jashari.

Përderisa kryeqyteti i Kosovës nuk ka ende një memorial të Adem Jasharit, shtatore të tij gjenden në qytetin e Skenderajt, në Mitrovicë e madje edhe në Tiranë.

#Adem Jashari
#Pris

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu