NGA SOT ENERGJIA ELEKTRIKE ME ÇMIME TË RITURA

Faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike në tregun e rregulluar, pra të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, nga sot deri në fund të vitit, për shumicën e konsumatorëve do të jenë më të larta për 0.4 për qind. Vendimin për rritjen minimale të çmimit të enjten e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Siç tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski pas marrjes së vendimit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 për qind, në bllokun e tretë 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt prej 1.88 për qind, ndërsa energjia elektrike e lirë do të rritet për 0.65 për qind. Me këtë, shtoi ai, për 88 për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e parë dhe të dytë kostoja e energjisë elektrike do të rritet për 0.4 për qind. Për 8 për qind të amvisërive që kanë konsum edhe në bllokun e tretë, kostoja mujore do të rritet për 0,48 për qind dhe për 4 për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e katërt, kostoja do të rritet për 0,57 për qind.

“Marrja e një vendimi të tillë, ku në realitet nuk ka ndryshime, u mundësua nga fakti se i dhamë drejtim furnizuesit universal “EVN Houm” për blerjen e 15 për qind të sasive që nuk janë të garantuara në bursën e energjisë elektrike që operon në Maqedoni, në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike është afër çmimit që EMV e ofroi në tenderin prej 60 euro për megavat orë dhe krahas ndryshimeve të Ligjit për Energjetikë që kaloi të martën në Kuvend me të cilin u mundësua çmimi i ri të të aplikohet për marzhën që tani është 9,9 për qind, ndërsa më parë ishte 11,5 për qind”, sqaroi atëherë Bislimoski.

Në tenderin e shpallur paraprakisht nga furnizuesi universal “EVN Houm”, çmimi nga SHA EMV prej 60 euro për megavat orë është pranuar për të mbuluar 85 për qind të nevojave të tregut të rregulluar, ndërsa për pjesën e mbetur prej 15 për qind janë pranuar tri oferta, por asnjë nuk u pranua sepse ofertat ishin më të larta se çmimet aktuale të tregut. Ndryshimet në Ligjin për Energjetikë, nga ana tjetër, janë miratuar të hënën në seancë plenare. Me këtë zgjidhje ligjore, sipas propozuesve, sigurohet një furnizim i besueshëm, i sigurt dhe i vazhdueshëm me energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Kryeministri Hristijan Mickoski para pak kohësh në një deklaratë për media tha se nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se janë plotësuar dy kushtet – janë miratuar ndryshimet në Ligjin për energjetikë dhe furnizuesi universal optimizoi sasitë në mënyrë që të mos ketë rritje të jashtëzakonshme të çmimit të energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë elektrike duhet të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit dhe për periudhën e ardhshme rregullatore pas 1 janarit të vitit 2025, autoritetet njoftojnë ulje çmimi për sa kohë që gjithçka të jetë normale dhe të mos ketë befasi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj qeverisë dhe ish-ministrit...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu