Nesër do të protestohet në Ferizaj për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Ferizaj ka paralajmëruar protestë në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit Blerim Ramadanit në kalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Protesta gjithëpopullore me kërkesën kryesore “Liri për Çlirimtarin”, është organizuar “në mbështetje të bashkëluftëtarit tonë nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar javën e kaluar padrejtësisht nga shteti i Maqedonisë Veriore për krime lufte, akuza këto të fabrikuara nga shtetit serb”. Protesta e nesërme (25 korrik) do të fillojë në ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

“OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek shteti Maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para”, thuhet në reagimin e kësaj Organizate.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Më 20 korrik u protestua para objekteve të gjyqësorit në Shkup, ku u kërkua lirimi i Ramadanit./Portalb.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu