Nesër do të përcaktohet shumica e re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Për nesër është caktuar seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën do të verifikohen mandatet e përbërjes së re parlamentare. Sipas Rregullores do të kryesohet nga deputetja më e vjetër, ndërsa në përbërjen e sapozgjedhur do të jetë deputetja Merita Kollçi Koxhaxhaku. Është e sigurt se në kolltukë do të ulen 119 përfaqësuesit e popullit që kanë marrë certifikatat. Nëse nuk ka ndryshime pas marrjes së kundërshtimeve në KSHZ, pas rivotimit nuk do të ketë ndryshime në mandatet e deputetëve, transmeton Portalb.mk.

Kjo seancë e parë e deputetëve të sapozgjedhur mund të zgjasë deri në tri ditë, pas së cilës zgjidhet kryetari i Kuvendit. Në këtë mënyrë nxirret shumica e re në Parlament, e cila kërkon 61 deputetë nga gjithsej 120 mandate deputetësh.

Pas rivotimit të disa vendvotimeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet fillestare të ndryshuara, sipas të cilave koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 58 deputetë, VLEN 14 deputetë, LSDM me 18 mandate dhe koalicioni i udhëhequr nga BDI edhe 18 mandate. ZNAM dhe Levica e Maksim Dimitrievskit kanë nga 6 mandate parlamentare. Do të ketë edhe diskutime pas kundërshtimit të BDI-së për vendvotimin në Zhelinë.

Për zgjedhjet parlamentare, Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe nga secila prej tyre hyjnë 20 deputetë, ku sipas të ashtuquajturit modeli Dont, përllogaritet se cila parti sa sa mandate deputetësh do të marrë.

Zgjedhjet e 8 majit
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultateve të 8 majit, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe ZNAM 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ndau certifikatat për deputetë për mandatet e konfirmuara.

Në ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN tani më kanë formuar grupet e punës dhe vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë. Ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se kur të përfundojnë negociatat me VLEN-in, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit.

VMRO-DPMNE pret që përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu