Nëse s’keni pranuar SMS ose nëse nuk keni kontrolluar ueb faqen e MPB-së, mos prisni radhë për të marrë pasaportën

Nga e hëna (19 shkurt 2024), qytetarët që janë fotografuar për pasaportë në objektin e RTVM-së ose në S.P. “Prolet”, do të marrin SMS porosi se dokumenti i tyre është gati.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bën të ditur se me këtë mënyrë të njoftimit, do të lehtësohet procesi i marrjes së dokumenteve të gatshme të udhëtimit, siç janë pasaportat.

Poashtu, qytetarët do të mund që në ueb faqen mvr.gov.mk. të verifikojnë nëse pasaporta e tyre është gati.

“Kjo vlen për qytetarët që janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet. Qytetarët që janë fotografuar në pika të tjera në Shkup apo në qytete të tjera, do t’i marrin pasaportat e tyre në të njëjtën mënyrë si deri tani”, bëjnë të ditur në MPB.

Ministria lut qytetarët të mos vijnë në objektin e RTVM-së nëse nuk kanë marrë SMS porosi ose nëse në ueb faqen e MPB-së nuk ka konfirmim se pasaporta e tyre është gati.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është pyetur nga gazetarët nëse pas zgjedhjeve lokale mund të ketë zgjedhje...

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit, i cili nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale, janë tregues se lideri...

(VIDEO) Kapet duke konsumuar drogë, shkarkohet drejtori i Klinikës së Neurologjisë nga radhët e VMRO-së

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski. “Në...

Shakohoxha ndalohet për 3 orë në Beograd: Isha në listë të zezë me Arlind Sadikun

Gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha dhe kolegët e tjerë nga Shqipëria janë mbajtur për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit nga policia serbe. Shakohoxha...

Zgjedhjet parlamentare në horizont? Mickoski nuk i përjashton, Mexhiti i kundërshton- a ka frikë VLEN nga kutitë?

Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, është vërejtur një mospërputhje në qëndrimet e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti lidhur me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu