Zgjedhjet parlamentare në horizont? Mickoski nuk i përjashton, Mexhiti i kundërshton- a ka frikë VLEN nga kutitë?

Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, është vërejtur një mospërputhje në qëndrimet e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mickoski nuk e përjashton këtë mundësi, duke e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndërsa Mexhiti e kundërshton prerazi, duke deklaruar se “nuk do të ketë zgjedhje parlamentare”.

Kjo ndarje qëndrimesh ndodh në një moment kur sondazhet flasin për një epërsi të ndjeshme të koalicionit AKI ndaj VLEN, me raporte që shkojnë deri në 3 me 1. Për disa analistë, kjo mund të jetë arsyeja pse VLEN po e shmang diskutimin për zgjedhje, nga frika se rezultati i 19 tetorit mund të reflektojë një humbje edhe më të thellë në nivel parlamentar.

Ky kontrast deklaratash ngre pikëpyetje mbi koordinimin brenda qeverisë dhe lë të hapur skenarin për zhvillime të reja politike pas zgjedhjeve lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu