Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së(Taravari) distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

Nënkryetarja e Forumit të Gruas dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Naime Islami Zeqiri, është distancuar publikisht nga vendimi i kryetarit të partisë, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni qeveritar dhe bashkëpunimi me VLEN-in.

Përmes një deklarate të fuqishme në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar vendimin e Taravarit, duke e cilësuar si të njëanshëm, të paarsyetuar dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet për të cilat ajo dhe shumë të tjerë janë angazhuar.

“Të thuash ‘JO’ është një akt guximi, sidomos kur kjo ‘JO’ është qëndrim ndaj një vendimi që shkel mbi parimet tona dhe mbi kauzën për të cilën kemi luftuar me përkushtim dhe kemi sakrifikuar,” ka shkruar Islami Zeqiri.

Ajo shprehet e zhgënjyer nga drejtimi që ka marrë lëvizja politike dhe paralajmëron se nuk mund të heshtë përballë një vendimi që, sipas saj, i nënshtrohet përfitimeve dhe kalkulimeve personale, në vend të interesit të qytetarëve.

“Kam qëndruar përkrah Aleancës me bindjen se kjo ishte një lëvizje që përfaqësonte shpresën dhe vullnetin për ndryshim. Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeverisja, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar,” thekson ajo.

Zeqiri thotë se nuk largohet nga partia që e ka ndërtuar me përkushtim, por nuk pranon të mbështesë një drejtim që, sipas saj, devijon nga qëllimi fillestar. Ajo u bën thirrje strukturave të ASH-së që të tregojnë përgjegjësi dhe të japin sqarime të qarta për qytetarët.

“Qytetarët meritojnë vendime të bazuara në parime, jo në llogari politike. Është koha të flasim hapur dhe të qëndrojmë me ata që ende besojnë se politika është mjet për t’u shërbyer njerëzve, jo për t’i manipuluar ata,” përfundon reagimin e saj Naime Islami Zeqiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu