Nënkryetari i ASH-së: Partinë që e themeluam me gjak, Taravari e përdori për tenderat e Dushkos

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Berat Jakupi tha se, kjo parti është themeluar me gjak dhe sakrificë por që u përdor për tenderat e Dushko Pavlevski, që Jakupi tha se është person i lidhur me interesat më të errëta dhe korruptive në Komunën e Gostivarit.

“Aleanca për Shqiptarët parti e cila u themelua me gjak dhe sakrificë
Si një nga shumë themelues të Aleancës për Shqiptarët, ndjej obligim të flas hapur për ngjarjet tronditëse që kanë ndodhur së fundmi në Komunën e Vrapçishtit. Incidenti ku Dushko Pavlevski, një njeri i lidhur me interesat më të errëta dhe korruptive në Komunën e Gostivarit, guxoi të hyjë me forcë në zyrën e kryetarit Isen Shabani, është një tregues i qartë se diçka thellësisht e gabuar po ndodh.
Ky Pavlevski ka qenë përfitues i të gjitha tenderave në Gostivar dhe ka përvetësuar tokat publike për interesa private. Por çfarë është edhe më tronditëse për mua, si nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe dikush që kam sakrifikuar për këtë parti, është fakti që ish-bashkëpartiaku ynë, Arben Taravari, ka shërbyer në hije për këtë njeri.
Unë kurrë nuk do të kisha imagjinuar se partia që e themeluam bashkë me Ziadin Selën, me vizionin për të luftuar për drejtësi dhe barazi për shqiptarët, do të shërbente si platformë për të pasuruar njerëz si Dushko Pavlevski. Ne nuk e ndërtuam këtë parti që të jemi mjet për përfituesit e korrupsionit, as për të mbrojtur interesa të ngushta që dëmtojnë qytetarët tanë”, tha Jakupi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu