Një numër i madh pjesëmarrësish kanë mbushur sullin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ku pritet të nis Konventa programore e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati për kryeministër të vendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, do të shpalos programin e vizionin e vet të qeverisejs pas 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Në këtë konventë, pritet të shpalohet edhe plani për rritjen e pagave nga PDK si pjesë e ofertës së tyre zgjedhore.