Në mengenen e pushtetit!

Ky është Arben trimi që erdhi nga Belgjika për t’i “shitur mend” komitëve të Mickos në qeverinë e koalicionit, me përvojën belge të funksionimit të shtetit multietnik dhe demokracisë parlamentare.

Arben trimi nuk na thua pasi në një prononcim për media ke thënë se paske protestuar më 1988 në Kumanovë kundër represionit maqedon ndaj shqiptarëve si fëmijë 7 vjeçar?
Ku ishe ti më 2001, kur shqiptarët nga Maqedonia protestonim para zyrave të BE-së dhe Ambasadës maqedone në Bruksel kundër dhunës ushtarako-policore maqedone ndaj popullatës civile?!
Sipas viteve që ke shpjeguar ti i binte të ishe student i ULB në Bruxelles, por ty nuk ta pamë asnjëherë turiçkën në ato manifestime që organizonim ne diaspora e Belgjikës?
Ku ishe ti shpirt rebeli të paktën na dërgo një foto nga ato protesta si liridashës apo nuk kishe guxim?
Ne diaspora e Belgjikës kemi foto nga ato protesta por ty liridashësin patriot nuk të pamë…me dhjetra protesta organizuam para BE-së dhe ambasadës maqedone ndaj terrorit maqedon që bombardonte fshatrat dhe popullatën civile të Kumanovës, por ti nuk u bëre i gjallë kurrë!

Ndaj, ruaji ato rrëfenja me shpirtin protestues për nipërit në përrallat e radhës për t’i vënë ata në gjumë se si xhaxhai apo gjyshi i tyre protestonte për liri në mes të Brukselit, si student rebel në vitin e largët të 2001 dhe ata do të habiten me bëmat e tua si rebel i pamposhtur i protestave të munguara!

Sa keq që Beni nuk na u bashkua ne atëherë kur duhesh, pasi nuk guxonte nga këshilltarët e tij titistë të na bashkohej me ne aty në shesh si studenti me shpirtin rebel, sepse sipas maksimës së njohur “država” nuk shahet dhe të kritikohet edhe ajo kur të vret.

[Alors monsieur Beni, c’est vrai ou pas que on t’as jamais vu parmis nous dans les manifestation pour la liberté et egalité des albanais en Macedoine?!]

Si kuadër i VREDI-t Arben pehlivani shumë shpejt u zhgënjye se nuk mundi të realizonte ëndrrën europiane të hapjes së negociatave me Brukselin zyrtar, pa bërë më parë ndryshimet kushtetuese, sepse despoti Micko nuk merr këshilla nga vasalët e tij, por përkundrazi, ai ia ka prerë me “sëpatë të madhe” vredistëve çështjen e ndryshimeve kushtetuese, se nuk do të ketë ndryshime të kushtetutës nën diktat dhe nën shantazhin bullgar duke na mohuar identitetin gjuhësor dhe atë kombëtar!

Kësisoj, Arbeni pehlivani ka ngelur keq në mes të mengenes së pushtetit dhe dëshirës për të përrallisur shqiptarët për vepra të relizuara nga qeveria si kurrë më parë, por që mengenia e pushtetit nuk e lë të lëviz e të kërkoj fshirjen e 20% nga kushtetuta.

Është despoti Micko ai që vet shkruan dhe vet vulos dhe jo begunët e VREDI-t në qeverinë e koalicionit, të cilët janë vetëm si dekor në qeverisjen e vendit, një parti shqiptare që ka hequr të mbathurat në fund të këmbëve për hir të atij pushteti që nuk e gëzon plotësisht por pjesërisht dhe pa kompetenca të plota !

Prandaj, mund të themi lirisht dhe pa asnjë dyshim se Arben vizionari dhe qullashët e VREDI-t në qeverinë e koalicionit janë vetëm numra që vëndohen në mengenen e pushtetit për t’i provuar për besnikëi dhe lojalitet e tyre ndaj despotit Micko.

Të tjerat që thuhen janë reklamë dhe broçkulla demagogjike.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu