Në krye të Shtatmadhorisë presidentja emëron gjeneralin që nuk i plotëson kushtet

Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë. Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini

“Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që Shef i Shtatmadhorisë të emërohet njeriu që plotëson kushtet sipas protokollit, hierarkisë dhe konceptit të ushtrisë, ai përbuzet vetëm se është shqiptar dhe në vend të tij emërohet njeriun me katër nivele më të ulëta. Bëhet fjalë për gjeneralin maqedonas Lafçinski (ish pjesëtar i strukturave para luftarake në vitin 2001) i cili deri dje ka qenë nën komandën e Besnik Eminit”, thuhet në Reagimi e ushtarëve

Nga kushtet kryesore të cilat Lafçiski nuk i plotëson është mosha dhe stazhi. Shefi i shtatmadhorisë kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës së Operacioneve, ndërsa rregullativa ligjore obligon që në krye të shtabit gjeneral të shkohet vetëm me kushtin që të paktën 6 muaj të jetë në krye të Komandës së Operacioneve. Mbi të gjitha ai si gjeneral brigade nuk ka përvojë 4 vjeçare ashtu siç kërkon ligji që të mund të emërohet gjeneral major i cili me automatizëm nënkupton shef i përgjithshëm i shtabit. Sipas informacioneve që kanë arritur deri tek Alsat, Lafçinskit kjo gradë i është dhënë një ditë para se ai të dekretohet nga presidentja për shef të shtatmadhorisë. Dosja e tij si ushtar, besueshmëria dhe imazhi brenda ushtrisë lë për të dëshiruar, sa kaq në rrethana jo zyrtare mësohet se deri tani nuk ka qenë i pajisur as me certifikatën e domosdoshëm të NATO-s.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vazhdon dëshqiptarizimi nga qeveria VLEN–VMRO: Në Ministrinë e Energjetikës – 18 maqedonas, 0 shqiptarë

Politikat përjashtuese të qeverisë VLEN–VMRO po thellohen edhe më tej. Pas Ministrisë së Bujqësisë, tani Ministria e Energjetikës shënon një tjetër skandal: 18 të...

Shkup 🔥 Vizbegu nën flakë – tym i dendur dhe materiale të rrezikshme ndotin ajrin

Sërish skena alarmante në Vizbeg të Shkupit. Deponitë ilegale dhe materialet e dëmshme janë përfshirë nga flakët, duke lëshuar re të dendura tymi që...

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu