Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ndërroi jetë një fëmijë 9 vjeç, më pak se dy orë pas pranimit

Një fëmijë 9-vjeçar nga Shën Nikolla ka ndërruar jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi ishte sjellë në gjendje kritike.

Nga Klinika konfirmuan për MPB-në se fëmija ka ndërruar jetë më pak se dy orë pas pranimit. Sipas drejtorit të Klinikës, Rexhep Memedi, fëmija është pranuar me arrest kardiak dhe dëmtim të rëndë të parametrave vital.

Njoftim ka dhënë edhe spitali i Shtipit.

“Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe tomografia kompjuterike e kokës. Për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija në orën 19.00 është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup”, thuhet në njoftimin e spitalit të Shtipit.

Ende nuk janë përcaktuar plotësisht shkaqet e vdekjes së fëmijës, ndërsa institucionet kompetente janë duke kryer hetime shtesë për zbardhjen e rastit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu