Ndotja e ajrit: Shkupi në top 10 – qyteti i Shkupit përgënjeshtron!

QYTETI I SHKUPIT: NË RMV MË TË NDOTUR KAVADARI, STRUMICA, TETOVA

Sipas Platformës IQ AIR, Shkupi u gjet në vendin e pestë në qyteteve më të ndotura në Evropë, përcjell KlanM. Me indeks të cilësisë së ajrit prej 161, ndotja e ajrit në Shkup, ishte cilësuar si e dëmshme për shëndetin, kurse në në nivel të kryeqendrave evropiane ajër më të ndotur se Shkupi ishte regjistruar në Sarajevë.

Por, ndryshe mendojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, para se të plasohen tituj senzacional duhet të konfirmohen.

“Shërbimi botëror i monitorimit “ËAQI”, i cili në kohë reale tregon të dhënat për nivelin e ndotjes së të gjitha qyteteve të botës, tregon qartë se Shkupi nuk është më i ndotur as në Maqedoni, e jo në botë. E njëjta konfirmohet edhe në stacionet kombëtare të matjes së cilësisë së ajrit. Si qytete më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit janë Kavadari, Strumica dhe Tetova”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Zyrtarët e komunitetit energjetik kanë paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën se tashmë pesë vite shkelin rregullat, me të cilët u obliguan që ta kufizojnë ndotjen e ajrit dhe ambientit jetësor përmes termocentraleve.

Nga ana tjetër, nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike kanë njoftuar se në rajonin e Shkupit do të ketë paraqitje të mjegullës së dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të ditës. Reshje lokale të shiut priten gjatë fundjavës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu