Ndodhi në Pejë: Djali e sulmon nënën për një mesazh

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Një rast i tillë i dhunës në familje është regjistruar të dielën në fshatin Votomiricë të Pejës, ku një nënë ka përfunduar në Spitalin Rajonal pas një sulmi fizik nga djali i saj.Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është R.M, 29 vjeçar, ndërsa viktima është H.B, 55 vjeçar.
Sipas dëshmisë së viktimës dhënë në polici, i biri është kthyer në shtëpi dhe pas një debati verbal për një mesazh të dërguar, e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur disa herë mbi tavolinë. Pas incidentit, ai është larguar për një moment dhe është kthyer me dorën e lënduar dhe me gjakderdhje, çka ka alarmuar familjarët, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë dërguar të dyshuarin për trajtim mjekësor.Më pas, edhe viktima është shoqëruar në emergjencë dhe më tej në stacionin policor për të dhënë deklaratë. Ajo ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që përjeton dhunë psikike e fizike nga djali i saj, dhe se rastet e mëparshme janë raportuar në Polici.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetim nga njësitë përkatëse policore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu