“Hat Trick” historik për Ansamblin “Emin Duraku” – Shkupi ngre në këmbë Evropën me kulturën shqiptare!

Shkup – Ansambli i njohur shqiptar “Emin Duraku” nga Shkupi ka shkruar histori në skenën kulturore ndërkombëtare duke fituar tre çmime të para brenda vetëm një muaji, kulmuar me Grand Trophy 2025 në festivalin prestigjioz në Pitești, Rumani.

Pas triumfeve në Kosovë dhe Bullgari, grupi i të rinjve artistë kurorëzoi suksesin në Rumani, duke përfaqësuar me dinjitet, pasion dhe krenari kulturën shqiptare përpara publikut ndërkombëtar. Me performanca që ndezën skenën dhe ngjallën emocione të forta, ata nuk fituan vetëm trofe – fituan zemrat e publikut në gjithë Evropën!

“Me çdo hap mbi skenë, ata i dhanë zë rrënjëve tona dhe frymë gjeneratave të reja. Ky nuk është vetëm një sukses artistik – është një fitore për identitetin dhe shpirtin shqiptar”, u shprehën drejtuesit e ansamblit.

Suksesi i “Emin Duraku” nuk do të ishte i plotë pa kontributin e dy koreografëve të palodhur, Xheneta dhe Avni, të cilët janë cilësuar si “zemra e këtij suksesi”. Çdo lëvizje, çdo detaj, mbartte punën dhe përkushtimin e tyre artistik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu