Musliu: Vuçiq deshtoi, planifikoi të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen Kosovë-Izrael

0

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se Serbia kishte planifikuar të shkaktonte incident ndërkombëtar, në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Musliut, plani i cili dështoi ishte plan i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai shtoi se Vuçiq dëshironte që Kosovën ta bënte armiqësore me perëndimin, duke përdorur luftën në Gaza.

“Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi. Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin”, ka shkruar Musliu në platformën “X”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu